Lajme

Giacobbe: Mbi 140 shtetas të Afganistanit të strehuar në Kosovë janë nisur për në SHBA


Ilustrim

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe qytetarët e Kosovës për sigurimin e strehimit të përkohshëm për qytetarët e Afganistanit, nga të cilët, siç tha ai, rreth një e treta tashmë kanë shkuar në SHBA.

Ai këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Twitter.

“Prioriteti ynë është të përmbushim kërkesat në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe të fillojnë jetën e tyre të re”.

“Deri më tani, 141 afganë e kanë bërë këtë, rreth 30 përqind e të ardhurve, janë në rrugë për në SHBA”, ka shkruar Giacobbe.

Në Kosovë kanë ardhur disa grupe të refugjatëve afgan.

Në grupin e parë kanë arritur gjithsejtë 111 refugjat ndërda në grupin e dytë kanë arritur 102 refugjat afgan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore