Futboll

Ghoulam-i, dëmtim fatal


Në takimin e ditës së diel Napoli-Bologna, i cili u mbyll me rezultatin 3-1, mbeti i dëmtuar rëndë mbrojtësi i majtë i napolitanëve, Faouzi Ghoulam.

Pikërisht në minutën e 22-të, franko-algjeriani Ghoulam, theu ligamentin e gjurit të majtë. Kjo, sipas raportit mjeko-ligjor që u zbardh sot në mëngjes.

Ghoulam është dëmtuar edhe më herët, dy herë në fakt, por në gjurin e djathtë dhe gjithnjë me kryefjalë ligamentin.

Jo vetëm kaq, por bisedimet e tij për rinovimin e kontratës me klubin e Aurelio De Laurentiis, përkuan ekzaktësisht me ditën e sotme, kur ai do të operohet.

Ndërkohë që futbolli evropian ka “duartrokitur” vazhdimisht një nga qendërmbrojtësit më të mirë të këtij kontinenti, më 1 nëntor 2017 Ghoulam dëmton keqazi ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen e Napoli-t kundër Manchester City-t të Ligës së Kampionëve. Ghoulam mungoi nga 11-shja e trajnerit Maurizio Sarri për 16 ndeshje pas atij dëmtimi.

Pasi iu rikthye ekipit të Sarri-t, i cili gjatë sezonit 2017-2018 ishte dhe asistent trajner i Kombëtares italiane, Ghoulam rrëzohet mbi fushën e blertë në një lloj mënyre që ia dëmtoi kupën e gjurit…  të djathtë.

Kjo seri dëmtimesh fatkeqe e ka penguar të ruajë ovacionin e tifozëve ndaj tij.

Rikthimi i Ghoulam-it në fushë mbetet për t’u bërë me dije pasi të dalë nga operacioni, gjithashtu pasi të ndërtohet një diagnozë e plot.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore