Lajme

Ghost-i i ri i Rolls-Royce, mahnitës


Seria novatore Black Badge e Rolls-Royce ishte dashuri me shikim të parë që kur u prezantua pesë vite më parë.

Rolls-Royce nuk e ka anashkaluar këtë dhe ka ditur si t’ju ofroj ‘guximtarëve’ çka ata duan.

Edhe kësaj here, versioni i ri Ghost për vitin 2022 është modeli më i fundit që merr trajtimin Black Badge, për të kënaqur ‘jo-konformistët’ për të cilët vihet në jetë qasja futuriste.

Ghost Black Badge ka shumë më shumë se disa copa kromi të errëta. Modeli i ri do të reflektojë një rritje të performancës që rrit edhe dobishmërinë e vozitjes.

Faqja e të rejave teknologjike, Engadget, zbulon se kuaj-fuqia është rritur nga 563 në 592 dhe reagimi i ndalimit dhe transmetimit janë rishqyrtuar.

Transmisioni ZF me tetë shpejtësi i tij nuk ofron zgjedhje manuale të marsheve, por në Black Badge Ghost, shtypja e butonit “Low” në ndërrues e përshpejton ndërrimin.

Kurse frenat janë rikthyer për më pak udhëtim me pedal dhe një pikë më të lartë saktësie.

Pra, versioni i ri paraqitet mjaft ekonomik me detajet e ndryshuara.

Në të kaluarën, Ghost ka qenë disi më pak atletik sesa rivali i tij më pak i shtrenjtë, Bentley Flying Spur, kështu që do të jetë interesante të shihet nëse Ghost mund ta mbushë atë boshllëk duke ruajtur qetësinë legjendare të markës.

Po ndryshimet në stil?

Grila e spikatur e Ghost-it dhe simboli Spirit of Ecstasy marrin një trajtim të veçantë me krom të errët.

Rrotat, unike për makinat Black Badge, janë një konstruksion kompozit i lehtë me 44 shtresa fibër karboni dhe ndarjet prej alumini, të mbrojtura nga lyerja me llak që tregon njëherazi edhe thurjen me fibër karboni.

Kurse për ngjyrën, Rolls-Royce ka zhvilluar një proces që përfshin aplikimin e njëqind kilogramësh bojë në trupin e makinës, e ndjekur nga dy shtresa të tjera.

Çka pason është sipërfaqja e lëmuar, gjithçka që duhet për të krijuar atë që marka e quan “e zeza më e errët e industrisë së automobilave”.

Për brendinë, Rolls-Royce ia ka lënë dëshirave të klientëve të vet ta zbukurojnë makinën.

Shenjat dalluese të prekjes Black Badge përfshijnë veshjet unike të zbukurimit të bazuar në dru të zi Bolivar me një model diamanti të bërë nga fibra karboni dhe fije të veshura me metal.

Kjo veshje e brendshme e kromit është e errët. Kurse pamjet e yjeve në pjesën e pasagjerit dhe atë të sipërme kompletojnë efektin e yjeve në tavanin e makinës dhe thjesht duken mahnitëse.

Sipas Engadget, Rolls-Royce është gati që blerësit të fillojnë procesin e komisionimit.

Ndërsa për çmimin s’mund të thuhet kurrgjë sepse çdo makinë është një krijim me porosi dhe ka çmimin e vet, por as nuk mund të thuhet se e errëta e Ghost-it të ri mund të jetë lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore