Lajme

Ghosn: Ekstradohen dyshja Taylor-s në Japoni


Michael Taylor dhe Peter Taylor, pas akuzave të ngritura se kanë ndihmuar ish-kryetarin e Nissan Motor Co, Calos Ghosn që të largohet nga vendi, janë dorëzuar tek autoritetet japoneze.

Vitin e kaluar, të dy u akuzuan për largimin e Ghosn-it, i fshehur brenda një kutie në avion privat.

Michael dhe Peter luftuan për disa muaj, me qëllim shmangien e ekstradimit mbi çështjen.

Sipas prokurorëve, dyshja Taylor i kanë marrë Ghosn-it 1.3 milionë dollarë, me qëllim që të largohej nga Japonia, në dhjetor të 2019-ës.

Prokurorët turq më 20 janar kërkuan 12 vjet burg për një zyrtar të linjës ajrore private turke dhe dy pilotë.

Në seancën e tretë në gjyqin e shtatë personave mbi arratisjen e Carlos Ghosn në 2019, prokurorët kërkuan që gjykata të lirojë dy pilotë të tjerë nga akuza për “kontrabandë të paligjshme të një emigranti”.

Në vend të kësaj, ata rekomanduan të gjykohen me akuzat e dështimit për të raportuar një krim.

Dy të akuzuarit për çështjen “Ghosn”, do të ekstradohen në Japoni

Michael L. Taylor, 60 vjeç dhe djali i tij, Peter M.Taylor, 27 vjeç, kanë qenë në një burg në zonën e Bostonit që nga muaji maj.

Autoritetet kanë ngritur akuzën për krime të pretenduara se e ndihmuan Ghosn-in të largohet nga vendi në fund të vitit 2019, duke e fshehur brenda pajisjeve muzikore.

Indira Talwani, gjyqtarja e rrethit amerikan, refuzoi të enjten peticionin e Taylors për të ndaluar ekstradimin e tij urdhëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Taylors ka argumentuar, ndër të tjera, se do të përballeshin me tortura dhe trajtim të padrejtë në Japoni.

Talwani u shpreh se, pavarësisht kushteve të vështira të burgut në Japoni, vendimi për ekstradim nuk do të ndryshojë.

Avokatët e Taylors paraqitën propozimin për apelim të vendimit. Ato nuk mohuan pjesëmarrjen e dyshes në arratisje, por argumentuan se Peter dhe Michael nuk kanë kryer një krim në Japoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore