Pajisje

GFX 100S me format të mesëm


Fujifilm, marka e kamerave profesionale, ka nxjerrë aparatin fotografik me format të mesëm 102 megapiksel, GFX 100S.

“Fujifilm ka marrë idetë novatore që çojnë në zhvillimin e modelit GFX 100 dhe i ka kombinuar ato për të krijuar GFX 100S”, ka thënë Victor Ha nga Fjuifilm.

New Atlas, faqe kushtuar teknologjisë, sqaron se kombinimi ofron deri në pesë korniza shkrepjesh të vazhdueshme për sekondë dhe një gamë standarde të ndjeshmërisë së dritës ISO 102,400 për fotografi dhe ISO 25,600 për video.

New Atlas, shkruan se modeli 100S është ndërtuar rreth sensorit të njëjtë 102 megapiksel dhe është 1.7 herë më i madh se një sensor i plotë.

Krahasuar me modelin GFX 100, sensori i stabilizimit të imazhit është më i vogël dhe më i lehtë. Ai gjithashtu, performon më mirë duke ofruar gjashtë ndalesa të kompensimit të lëkundjes nga mekanizmi i ndërrimit të sensorit me pesë boshte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore