Lajme

Gërvalla takon kryekuvendarin portugez: Diskutuam perspektivën euroatlantike të Kosovës


Donika Gërvalla dhe Augusto Santos Silva

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një vizitë zyrtare në Portugali, të martën ka takuar kryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Sipas kryediplomates kosovare, Gërvalla takimi me kryekuvendarin portugez, ka qenë teje produktiv.

Gërvalla ndër të tjera ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Portugalisë ndaj Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet rajonale, perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Portugalisë”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin e saj social në Twitter.

Gërvalla gjatë vizitë zyrtare në Portugali ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho.

“Gjatë takimit, ministrat diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin në siguri, shkëmbimin kulturor, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe zhvillimet rajonale. Ata ndanë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet rajonale dhe globale si dhe diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në çështje të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore