Lajme

Gërvalla në takim me ambasadoren finlandeze, diskutohet për bashkëpunim dypalësh


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, të premten ka pritur në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Në njoftim për media thuhet se, “bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim”.

Ndërkaq, theksohet se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të hap mundësi të reja për Kosovën.

“Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ambasadorja Stjernvall theksoi qasjen mbështetëse të Finlandës në agjendën evropiane në Kosovë.

“Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”, është bërë e ditur tutje në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, në takim një grup të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga diaspora

Më 28 korrik, Donika Gërvalla, bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, kanë pritur në takim një grup të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga diaspora, me të cilët kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen këto shoqata dhe anëtarët e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore