Lajme

Gërvalla mbron Pecin pas debatit me Musliun: I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë


Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka dalur në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit pas debatit që zhvilloi me deputeten nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Gërvalla këtë të fundit e ka përshkruar me disa fjali, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara, i urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka kujtuar edhe ndryshimet që janë premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Debati në mes të Ministrit Peci dhe Deputetes Musliu

Në diskutimin në mes të Ministrit Peci dhe deputetes Musliu, kjo e fundit është ngritur nga tavolina duke e quajtur ministrin “rrugaç”, derisa e ka gjuajtur me ujë atë.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

Situata në mes të tyre është acaruar pas akuzave që ministrit Peci ka bërë në drejtim të deputetes Musliu.

“Ti e përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

“Ndash më gjuani me ujë e ndash me plumba, nuk ka birë nëne që e ndal Faton Pecin”, iu është kundërpërgjigjur ministri pas hedhjes më ujë nga deputetja Musliu.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pas incidentit që ka pasur me Ministrinë e Bujqësisë, Faton Peci në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se do e padis Ministrin Peci për shpifje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore