Shqipëria

Gërdeci – Ngjarja që ndjek drejtësinë


Shpërthimet në depon e Gërdecit rrafshuan një pjesë të zonës dhe shkundën shoqërinë shqiptare.

Prej tyre mbetën të vrarë 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Dy ditë më pas, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u tërhoq nga detyra.

Hetimet dhe gjykimet mbi ngjarjet do të zgjasnin për pesë vjet.

Në korrik të 2013-ës, Gjykata e Lartë vendosi ta mbyllte çështjen “Gërdeci” përfundimisht – me të akuzuarin kryesor, Fatmir Mediun, të padënuar.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por, historia do ta gjente prapë fillin e saj, gati një dekadë pas.

Hijet e Gërdecit po e ndjekin nga prapa drejtësinë dhe politikën shqiptare.

Mbetet të shihet nëse drejtësia do të çohet në vend kësaj radhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore