Sport

Gerard Moreno, lojtari i sezonit në Ligën e Evropës


Sulmuesi i Villareal-it, Gerard Moreno, është zgjedhur futbollisti më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Evropës.

Ai u zgjodh sot (e premte) në ceremoninë e hedhjes së shortit për edicionin e ri në UEFA Europa Leauge.

Ky çmim është fituar me plot meritë nga sulmuesi spanjoll, pasi që ai u shpall kampion i Ligës së Evropës, duke mposhtur në finale skuadrën e Manchester United.

Ai në edicionin e kaluar ndihmoi klubin e tij me shtatë gola dhe tre asistime, në 12 ndeshje.

Derisa, në treshe për të fituar këtë çmim, ishin edhe dy futbollistët e Manchester United, Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore