Lajme

Georgina Rodriguez – përmes dokumentarit në “Netflix” – rrëfen mbi jetën e saj


Sot ajo është partnerja e një prej futbollistëve më të famshëm dhe më të paguar në botë, Kristiano Ronaldo.

Por as ajo vetë nuk e kishte menduar se nga një ish-shitëse, do të kthehej në personazhin e përfolur të mediave rozë.

Flasim pikërisht për yllin spanjoll, Georgina Rodriguez, e cila ka vendosur të rrëfejë shumëçka nga jeta e saj, në një dokumentar “I Am Georgina” (Unë jam Georgina), të realizuar nga Netflix.

“Nga jetesa në një prej lagjeve më të varfra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit, për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë, si dhe zhvendosja në moshën 18-vjeçare në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj”.

Ekipi i Netflix zbulon se “ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”.

Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista ndërkombëtare, ndërsa ishte gjithashtu imazhi kryesor i fushatës së të brendshmeve Yamamay.

Rikujtojmë se dyshja e njohur Cristiano dhe Rodriguez kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina.

Po ashtu, ajo rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho 10 vjeç.

Marrë nga “The Sun”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore