Jetesë & Stil

Georgina Rodriguez kritikohet për veshjen në festivalin e Kanës


Festivali i Kanës ka gjithmonë vëmendjen maksimale të mediave, sidomos këtë vit që u zhvillua në muajin korrik, ndryshe nga të gjithë herët e tjera.

Personazhe të famshëm, duke nisur nga aktorë, modele dhe blogerë kaluan në tapetin e kuq, me përpjekjen për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Por mes gjithë atyre personazheve që shkëlqyen, ishte edhe aktorja Andie MacDowell, që arriti të fitonte vëmendjen me flokët e saj super natyral, të thinjur.

Ky vit duket se ka të bëjë me tonet e ndritshme dhe fytyrat e pastra.

Pjesë e ngjarjes ishte edhe modelja e njohur Bella Hadid, e cila doli në tapetin e kuq për shfaqjen e filmit “Annette” në një fustan bardh e zi, i detajuar me një ngatrend-et kryesore të kësaj vere.

Së fundmi, në tapetin e kuq këtë edicion ka parakaluar edhe Georgina Rodriguez, partnerja e superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo-s.

Georgina u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, të ngushtë, me një dekolte të hapur që vinte në pah format e saj perfekte trupore.

Krijimet asimetrike të Jean Paul Gaultier gjithashtu kishin detaje lëkure që zbukuronin pjesën e supit dhe shpatullën.

Modeli klasik i fustanit me një dekolte të hapur duket se është nga të preferuarit e saj, por disa ekspertë të modës besojnë se nuk është për të dhe se “ajo duhet të shmangë modele të tilla”, dhe se “ngjyra dhe prerja janë një dështim”.

Gjithësesi, fansat janë mahnitur me dukjen dhe përzgjedhjen e bukuroshes duke i bërë miliona pëlqime dhe komplimente të shumta.

Ndërkaq, Georgina dhe Cristiano Ronaldo janë një prej çifteve më të famshme dhe më të komentuara të showbiz-it.

Bukuroshja nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij. Në ndeshjen Portugali-Belgjikë, 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit.

Influencuesja e famshme e Instagram-it, së shpejti do të sjelli një dokumentar të ri në gjuhën spanjolle për jetën dhe karrierën e saj si një yll i mediave sociale.

Georgina e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Instagram duke thënë se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri.

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore