Futboll

Gentian Selmani në Superligën turke


Gentian Selmani, portieri Kuqezi që luan me Menemenspor-in e Turqisë, ka zyrtarizuar transfertën për tek Malatyaspor, ekipi i kategorisë superiore.

Informacioni është publikuar nga mediat turke, ku përmendet se, dëmtimi i portierit të parë të Malatyaspor-it, Ertaç Ozbir dhe mungesa e besimit tek ai i rezervës, Abdulsamed Damli, ka bërë ekipin e Malatyaspor-it të hedhi sytë nga 22 vjeçari nga Kruja.

Nga ana tjetër Malatyaspor-i nuk dëshiron të rrezikojë sezonin aktual të lojës, por njëkohësisht shprehet e gatshme të shtrëngohet financiarisht për Selmanin.

Gjithashtu, mediat turke raportojnë se transferimi i tij do të finalizohet në kohën më të shkrutër të mundshme, ndonëse ende nuk është tërësisht zyrtare.

Gentian Selmani ka luajtur për katër vjet me Laçin dhe në një gusht 2019, është transferuar tek Menemenspor-i. Performanca e tij e ka bërë mjaftueshëm të dëshiruar nga ekipet e kategorisë superiore të Turqisë, si dhe nga ekipe të tjera jashtë saj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore