Auto

General Motors vjen me simbolin e ri pas 50 vjetësh


General Motors, kompani amerikane e makinave, si pjesë të iniciativave drejt automjeteve elektrike, ka ndryshuar simbolin e markës për herë të parë pas vitit 1964.

Dezeen, faqe e dizajnit, zbulon se ndryshimet e bëra në llojin e shkrimit te akronimi i emrit të kompanisë, reflektojnë përpjekjen e General Motors për automjetet elektrike. Për ta qartësuar këtë, Dezeen thotë se gërma “M” e rimodeluar të jep idenë e një prize elektrike.

Për sa i përket ngjyrës blu të shndritshme që mbështjell gërmat dhe kornizën anësore, GM ka thënë se evokon “qiellin e pastër të së ardhmes me zero emetime”.

Sipas Dezeen ndryshimi i simbolit ka qenë i konsiderueshëm duke pasur ndërmend se logoja ka qëndruar afërsisht e njëjtë për gati gjysmë shekulli.

“GM ka talent, teknologji dhe ambicie për të shkuar drejt një bote më të sigurt për të gjithë, për të ndihmuar në uljen e emetimeve dhe përshpejtimin drejt së ardhmes tërësisht elektrike”, ka deklaruar Deborah Walh, shefe e marketingut globale të GM.

Walh ka deklaruar gjithashtu, se “ka momente në histori kur gjithçka ndryshon”, duke shtuar se “identiteti dhe fushata e markës së re është krijuar për ta pasqyruar këtë.

GM përfshin nën petkun e saj markat Chevrolet, GMC dhe Cadillac. Ajo është zotuar të kalojë tërësisht elektrike duke rivalizuar automjetet elektrike Tesla./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore