Sport

Genc Hamiti, ylli i javës në BKT Superligën e Kosovës


Mesfushori i Drenicës, është zgjedhur ylli i javës në Superligën e Kosovës në futboll.

“Ylli i Javës” është një çmim që ndahet nga fillimi i këtij sezoni për lojtarin që ka pasur paraqitjet më të mira gjatë një jave futbollistike në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me sponsorin kryesor, Bankën Kombëtare Tregtare shpërblejnë lojtarët e javës me nga një kartelë bankare.

Lojtari që u zgjodh këtë javë për çmimin e javës, ishte Genc Hamiti.

Hamiti ishte lojtari më i mirë i Drenicës në fitoren që ata arritën në Klinë, me rezultat 1-2 përballë Dukagjinit.

Genci ishte njeriu asist në këtë ndeshje, duke asistuar për të dy golat e shënuar nga bashkëlojtarët e tij.

Mesfushori i ka ndihmuar Drenicës që të ngjitet në vendin e pestë në ligë, duke lënë prapa kampionët e Prishtinës.

Drenica po lufton për t’u ngjitur në vendet Evropiane, por me 27 pikë aktualisht është prapa liderëve me një diferencë të konsiderueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore