Shqipëria

GEK Terna nis projektin e termocentralit me kapacitet 170 megavat në Shqipëri


Ndërmarrja e përbashkët e GEK Terna me kompaninë vendase Gener 2 ka paraqitur kërkesën për ndërtimin e një termocentrali 170 megavat në qarkun e Fierit.

Një nga qytetet e para në Shqipëri që pritet të ketë një rrjet të gazit natyror.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se një firmë e quajtur Fier Thermoelectric shprehu interes për ndërtimin e një termocentrali pranë Fierit, në perëndim të vendit.

Dhe se paraqiti një aplikim për këtë projekt, objekti i cili synohet të ndërtohet prej tij pritet të ketë 170 megavat kapacitet.

Ky projekt nuk i nënshtrohet koncesionit dhe nuk përfiton asnjë masë mbështetëse. Ndërkohë, vendndodhja është në bashkinë Roskovec.

Kompania, e regjistruar në tetor, është 70 për qind në pronësi të konglomeratit grek GEK Terna. Kurse firma shqiptare Gener 2, aktive në fushën e ndërtimit, pronave të paluajtshme, menaxhimit të projekteve, inxhinierisë dhe medias, kontrollon pjesën e mbetur të aksioneve.

Sipërmarrja e përbashkët, referuar dokumentacionit, do të zhvillojë projektin dhe do të tregtojë energjinë elektrike.

Në janar, ministrja Belinda Balluku ka thënë se Fieri do të jetë qyteti i parë në vend që do të ketë një rrjet gazi pas Korçës. Ata u zgjodhën për shkak të afërsisë së tyre me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).

Shqipëria është thuajse 100 për qind e varur nga hidrocentralet në prodhimin vendas të energjisë elektrike.

Ndërkaq, qeveria po bën përpjekje për të diversifikuar përzierjen me energjinë diellore dhe të erës.

Po ashtu është një projekt për një terminal të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në qytetin port të Vlorës, ku është planifikuar të ndërtohet një termocentral me gaz.

Përveç kësaj, prodhuesi shtetëror i energjisë elektrike KESH ka marrë me qira dy termocentrale lundruese me naftë vitin e kaluar, por fillimi i operimit është vonuar.

Që nga fillimi i krizës energjetike, disa firma kanë nisur projekte për ringjalljen e minierave të qymyrit apo hapjen e objekteve të tilla.

Në fillim të këtij muaji, qeveria miratoi kërkesën e depozituar nga Nova Solar System për instalimin e një termocentrali diellor 50 megavat në Sheq Marinas, gjithashtu në bashkinë e Fierit.

Edhe ky objekt i planifikuar nuk është objekt koncesioni dhe projekti nuk përfiton asnjë mbështetje nga shteti.

Ndërkaq, zhvilluesi është i detyruar të vërë në punë njësinë fotovoltaike brenda tre viteve. Dhe ka të drejtë të operojë termocentralin diellor për 49 vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore