Zgjedhjet në Kosovë

Gazmend Muhaxheri: Rezultatet e para e konfirmojnë Exit Poll-in


Gazmend Muhaxheri

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është shprehur se rezultatet e para e konfirmojn Exit Poll-in e Albanian Post.

“Sipas rezultateve të para që po na vijnë, konfirmohen numrat e Exit Poll-eve”, ka thënë Muhaxheri në një konferencë të shkurtër për media.

Sipas Exit Poll-it të Albanian Post

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demoratike e Kosovës, ka përmbysur rezultatin në Pejë duke dalë para kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Agusholli dhe Rrustem Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Muhaxheri madje, sipas rezultateve të EXIT POLL-it të Albanian Post, fiton pa balotazh me 59.9%.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore