Film

Gazetarja e Albanian Post, Annamorea Tiara Nixha, pjesë e jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë


Annamorea Tiara Nixha, gazetare ne Albanian Post

Gazetarja e Albanian Post, Annamorea Tiara Nixha, do të jetë pjesë e jurisë prej gjashtë anëtarëve në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Burbuqe Berisha” – PITF, që do të mbahet nga 10 deri me 16 maj në Prishtinë.

Hapja solemne do të bëhet ne orën 20:00, derisa pjesëmarrës do të ketë nga vendet e Ballkanit dhe Evropës.

Disa nga pjesëmarrësit do të jenë nga Spanja, Italia, Maqedonia e Mali i Zi. Derisa do jenë edhe dy shfaqje nga Kosova.

Orari i shfaqjeve

Juria profesionale është e ndarë në dy grupe, me grupin e parë të përbërë nga regjisori, Isa Qosja, publicisti, Halil Matoshi dhe producenti nga Bosnja dhe Hercegovina, Zijad Mejiç.

Kurse, në grupin e dytë të jurisë, atë të anëtarëve nga mediat, nga televizioni ATV do të jetë Drin Ejupi, nga Albanian Post, Annamorea Tiara Nixha dhe nga Fakte Plus, Basi Shala – Virusi.

Një nga shfaqjet që do të jepet për gjatë javës së festivalit, me 15 maj, do të jetë edhe shfaqja “Muslimani” e luajtur dhe nën regji të aktorit Enver Petrovci.

Ditën e fundit, me 16 maj, do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, me fillim në orën 22:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore