Bota

Gazeta Iraniane: Teherani, pas shpërthimit të anijes Izraelite


Arsyeja e shpërthimit në anijen izraelite, sipas një gazete iraniane, mendohet të ketë qenë “vija e rezistencës”, së Teheranit dhe aleatëve të tij rajonal.

Termi “boshti i rezistencës” i referohet Iranit dhe forcave të tij aleate, në rajon.

Sipas përfaqësuesve të Sigurisë Detare, Dryad Global me bazë në Londër, transportuesi i automjeteve, MV Helios Ray, po udhëtonte për në Singapor, kur ndodhi shpërthimi.

E përditshmja iraniane, Kayhan, shkroi se “anija e targetuar në Gjirin e Omanit është anije e ushtrisë izraelite”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, u shpreh se shteti hebre ka akuzuar Iranin, si përgjegjës për shpërthimin në anije.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Iranin se po përpiqet të marrë armë bërthamore. Kjo akuzë është mohuar gjithmonë nga Teherani.

Gjithashtu, Irani fajëson Izraelin për disa sulme kundër tij, përfshirë vrasjen e 27 nëntorit jashtë Teheranit të shkencëtarit të tij bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore