Sport

Gattuso do të largohet nga Napoli në fund të sezonit


Trajneri aktual i Napolit, Gennaro Gattuso pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit, atëherë kur dhe i përfundon kontrata, pa marrë parasysh se a do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve apo jo.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk i ka ofruar kontratë të re Gattuso-s, dhe thuhet se qëndrimet e ndërmjet tyre, janë ftohur prej kohësh.

Mirëpo sipas mediave italiane, thuhet që Gattuso do të qëndrojë përsëri në Serie A, i cili pritet të drejtojë skuadrën e Fiorentinës në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, te Napoli janë duke u vëzhguar dy trajnerë për të drejtuar e klubin të tyre, Alessio Dionisi dhe Paolo Fonseca.

Më i favorizuar është trajneri aktual i Empolit, Alessio Dionisi, i cili po udhëheq ekipin e tij drejt rikthimit në Serie A, duke shfaqur një lojë të bukur te futbollistët e tyre.

Ndërsa zgjedhja tjetër është trajneri aktual i Romës, Paulo Fonseca, i cili mund të lërë Romën në fund të sezonit, për të ardhur në krye të Napolit.

Ndërsa kujtojmë që Gennaro Gattuso, iu bashku napolitaneve në nëntor të vitit 2019, dhe që nga ajo kohë, nuk pati ecuri aq pozitive si trajner i Napolit.

Napoli nën drejtimin e Gattusos, në të gjitha garat ka fituar 41 ndeshje, barazuar 10 dhe ka humbur 22.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore