Jetesë & Stil

Gati xhaketa në kujtim të basketbollistit Kobe Bryant, del së shpejti në ankand


Një xhaketë prej lëkure, e krijuar në nder të kujtimit të basketbollistit Kobe Bryant, do të dalë në ankand në muajin e ardhshëm.

Xhaketa është pjesë e koleksionit “Julien’s Auction’s Icons & Idols: Sports”, për të cilin ankandi do të mbahet më 6 dhjetor, në selinë qendrore të kompanisë në Beverly Hills.

Ajo është nënshkruar nga stilisti Jeff Hamilton.

Xhaketa nga të dy krahët, në pjesën e përparme ka materiale të bashkëngjitura, ku shkruhet “Los Angeles Lakers” dhe “Champions 2000”.

Gjithashtu, është vendosur edhe logo e skuadrës, banderolat që përfaqësojnë sezonet e mëparshme të kampionatit të ekipit dhe logon e finaleve të NBA-së 2000.

Ana e pasme e xhaketës lexon Champions 2000 dhe përmban logon e ekipit, me gjashtë yje me ngjyrë argjendi për të përfaqësuar sezonet e mëparshme të kampionatit, sipas “Julien’s”.

Në karrierën e tij 20-vjeçare me ekipin, Bryant vazhdoi të fitonte pesë kampionate, gjithashtu në 2009 dhe 2010 dhe ishte dy herë MVP i finaleve të NBA, në 2009 dhe 2010.

Kobe Bryant
Aksidenti fatal

Më 26 janar 2020, në një aksident me helikopter, basketbollisti Kobe Bryant ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij, 13-vjeçare, Gianna.

Aksidenti ndodhi në zonën e Kalabasas-it (Kaliforni), 48 km në veriperëndim të Los Anxhelosit, në orën 09:45 (me orën lokale).

Helikopteri me nëntë persona po udhëtonte nga aeroporti “John Wayne” për në aeroportin “Camarillo”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore