Shëndet

Gati për të notuar? Shmangni këto ushqime përpara se të hyni në ujë


Ilustrim

Rregulli është që të mos futeni në ujë për të paktën gjysmë ore pas ngrënies dhe ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangni para notit. Ato mund t’ju prishin kënaqësinë e ujit nëse i konsumoni menjëherë përpara se të shkoni për të notuar.

Ushqim pikant

Duke marrë parasysh që trupi ynë është kryesisht në një pozicion horizontal gjatë notit, refluksi i acidit mund të jetë një problem dhe ushqimi pikant mund ta komplikojë më tej atë. Kjo është arsyeja pse para notit nuk duhet të konsumoni salca djegëse, speca dhe ushqime të tjera që mund t’ju bëjnë të mos ndiheni rehat.

Lëngje frutash dhe pije të gazuara

Në vend të lëngjeve të frutave dhe pijeve të gazuara, të cilat mund të shkaktojnë fryrje dhe ngërçe, freskohuni me ujë të pastër përpara se të notoni. Përbërja e lëngjeve të frutave dhe pijeve të gazuara krijon presion në stomak, gjë që mund t’ju vështirësojë notin.

Alkooli

Pijet alkoolike zvogëlojnë aftësinë për të reaguar dhe kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme kur hyjnë në ujë. Gjëja më e sigurt që duhet të bëni është të shmangni plotësisht alkoolin para se të hyni në det, në pishinë apo në ndonjë vend tjetër për të notuar.

Bishtajoret

Bishtajoret si fasulet dhe bizelet përmbajnë shumë fibra, të cilat janë të mira për shëndetin, por mund të shkaktojnë fryrje, kapsllëk dhe ngërçe, të cilat mund t’ju prishin kënaqësinë verore.

Pijet energjike

Konsumimi i pijeve energjike mund të shkaktojë diarre ose vjellje ndërsa jeni në ujë dhe ekziston rreziku i dehidrimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore