Lajme

Gates: Ktheni sytë nga klima, covidi zgjidhje më e thjeshtë


Zgjidhja e ndryshimit të klimës do të ishte gjëja më e mahnitshme që ka bërë njerëzimi. Në qoftë se do bëjmë krahasim, përfundimi i pandemisë është shumë më e lehtë.

Libri i ri i Bill Gates, me titullin “Si të shmangni një katastrofë klimatike” është një udhëzues për të trajtuar ngrohjen globale.

Pesëdhjetë e një miliardë janë të barabartë me aq tonë gaze serë që bota zakonisht i shton atmosferës çdo vit. Zeroja neto është vendi ku duhet të arrijmë.

Mënyra për përmirësimin e klimës

Kjo do të thotë që ulja e emetimeve dhet të arrijë në një nivel ku çdo çlirim i mbetur i gazit serrë balancohet duke thithur një sasi ekuivalente nga atmosfera. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke mbjellë pemë, të cilat thithin dioksid karboni (CO2) përmes gjetheve të tyre.

Fokusi i tij është tek teknologjia si mjet për të ndihmuar në atë rrugëtim.

Burimet e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë në dekarbonizimin e energjisë elektrike, por siç thekson Gates, kjo është më pak se 30% e emisionit total.

“Ne gjithashtu do të duhet të dekarbonizojmë 70% të ekonomisë botërore që lidhen me çelikun, çimenton, sistemet e transportit, prodhimin e plehrave. Por nuk kemi mënyra për ta bërë këtë për këto sektorë”.

Ndërhyrja e qeverisë me politika

Qeveria duhet të ndërmarrë politika. Shumica e përdoruesve nuk paguajnë asgjë për dëmtimin e mjedisit të shkaktuar nga ndotja për shkak të benzinës në makina ose me gazin dhe qynyrin që përdoren për energji elektrike.

Kjo është arsyeja pse ai thotë se qeveritë duhet të ndërhyjnë.

“Ne duhet të kemi sinjale çmimesh për t’i thënë sektorit privat se duam produkte të gjelbërta” .

Kjo do të kërkojë një investim të madh nga qeveritë në kërkim dhe zhvillim, si dhe mbështetje për të lejuar rritjen e tregut për produkte dhe teknologji të reja, duke ndihmuar kështu uljen e çmimeve.

Ai gjithashtu u shpreh se ka mbështetut rolin e qeverisë në drejtim të drejtësisë, arsimit dhe kërkimit shkencor.

Dhe, për çështjen e klimës, ai pohon se do të jetë e pamundur të shmanget një katastrofë, veçanërisht për ata që jetojnë afër ekuatorit.

Akuza ndaj Bill Gates

Bill Gates është akuzuar për disa teori si sajimi i virusit në një laborator sekret si pjesë e një projekti nga elitat globale për të shpopulluar botën, për përdorimin e vaksinimeve për të implantuar mikroçipa tek njerëzit për t’i gjurmuar dhe kontrolluar ato.

Në lidhje me këto akuza, miliarderi është shprehur se nuk është i interesuar për të ditur se ku shkojnë njerëzit.

Gjithashtu ai është shprehur se është koha për të trajtuar ndryshimet klimatike.

“Dëshiroj që idetë e mia të ushqehen me paketat e stimulit të gjelbër që propozohen në të gjithë botën dhe të diskutohen në prag të konferencës thelbësore të klimës”.

Ai është optimist se mund të shmangen efektet më të këqija të ndryshimit të klimës. “E dini, unë kam parë shumë herë, inovacioni na befason në një mënyrë pozitive”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore