Lajme

Gates dhe biznesmenë të tjerët ofrohen të mbulojnë pjesërisht shkurtimet e ndihmave të Britanisë


Një grup filantropësh, përfshirë Bill dhe Melinda Gates Foundation, do të sigurojnë 93.5 milionё fonde emergjente për të mbuluar disa shkurtime të ndihmave të huaja në Mbretërinë e Bashkuar(MB).

Ata thanë se fondet do të ndihmonin për ruajtjen e “projekteve kritike” dhe do tё siguronin që progresi i bёrё deri mё tani me ato tё mos shkonte dёm.

Qeveria britanike vendosi të ul kёtё vit me 0.2% shpenzimet qё shkonin pёr donacione jashtё vendit.

Ajo tha se ndikimi financiar i shkaktuar prej pandemisë i kishte detyruar ministrat të merrnin “vendimet e ashpra por të nevojshme”, siç ata i quajtёn.

Grupi, i cili përfshin Fondacionin e Fondit të Investimeve të Fëmijëve, Fondacionin ELMA dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, thanë se fondet e urgjencës do të ndihmonin projekte që trajtojnë sëmundjet e parandalueshme, sigurimin e planifikimit familjar dhe shërbimet e shëndetit seksual.

Sipas tyre kjo kjo do të parandalojё hedhjen e ilaçeve sepse ato kalojnë datën e skadimit dhe do tё sigurojё që gratë që jetojnë në pjesët më të varfra të botës të jenë në gjendje të shmangin shtatzënitë e paplanifikuara.

Agjensia e planifikimit familjar të Kёshillit Botёror (UNFPA) tha se mund të humbasë rreth 85% të fondeve të saj nga MB, një rënie prej rreth 130 milionё.

“Nëse ato nuk financohen këtë vit, bujaria e taksapaguesve britanikë do të venitet, me mbylljen e klinikave dhe skadimin e barnave thelbёsore”, tha Kate Hampton, shefja ekzekutive e Fondacionit të Fondit të Investimeve të Fëmijëve.

Financimi i urgjencës u mirëprit gjithashtu nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.

Megjithatё, ai i bëri thirrje qeverisë të rivendosë angazhimin e saj për të shpenzuar 0.7% të të ardhurave kombëtare në ndihmë të huaj.

Deputeti konservator Tom Tugendhat, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të Commons, e komentoi ngjarjen si “njё mundësi qё shtetet e tilla si Kina dhe Rusia të zgjerojnё ndikimin e tyre në kurriz të Britanisë”.

Organizatat bamirëse përfshirë Oxfam dhe ActionAid kanë kritikuar shkurtimet duke deklaruar se kjo i ka detyruar ata qё tё anulojnё shumё prej projekteve tё tyre.

Shumë deputetë tё tjerё konservatorё u shprehёn gjithashtu kundër masës, e cila shkon kundër premtimeve zgjedhore tё vitit 2019 pёr tё qёndruar nё shifrёn 0.7%.

Kancelarja Rishi Sunak u shpreh se ishte e vështirë pёrballja e huazimeve rekord pёrkundёr borxhin kombёtar prej 2 trilionё paundёsh.

Nga ana tjetёr, njё zёdhёnёs i qeverisё tha se “MB-ja do të shpenzojë më shumë se 10 miliardë funte për të përmirësuar shëndetin global, për të luftuar varfërinë dhe për të trajtuar ndryshimet klimatike këtë vit, duke na bërë ne një nga donatorët më të mëdhenj në G7″.

“Jemi tё ndёrgjegjshёm se qeveria do të kthehet në shpenzimin e 0.7% sa më shpejt që situata fiskale ta lejojё kёtё”, tha zёdhёnёsi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore