Zgjedhjet në Kosovë

Gashi: LDK-ja ka arritur një fitore dinjitoze


Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kanë arritur një fitore dinjitoze dhe një rezultat impresiv.

“Rezultatet e matjeve dhe rezultatet e votimit të sotëm janë në kutitë e votimit. Aty do të dalin rezultatet preleminare”, ka thënë Gashi.

Në një konferencë për media, Gashi ai tha se 4 deri në 6 komuna i kanë fituar pa balotazh, ndërsa në balotazh janë Prishtina dhe Podujeva.

“Ndër rezultatet e mediave janë të respektueshme dhe të rëndësishme. Hapja e kutive ka filluar dhe ato pak që janë hapë kemi rezultat të kënaqshëm”.

Kujtojmë se udhëheqësi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, gjatë një konferencë për media të dielën ka thënë se presin që një pjesë të konsiderueshme të komunave t’i fitojnë pa balotazh.

“LDK-ja fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. Ne presim që një pjesë e konsiderueshme të komunave t’i fitojmë pa balotazh. Pritshmëritë tona janë pozitive, indicet e para janë pozitive”, ka deklaruar Gashi.

“Procesi ka filluar sipas kohës së paraparë. Ka pas disa probleme të vogla me energji elektrike, por përgjithësisht ka qenë proces i mirë. Prandaj e ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të gjitha votimet të jenë me energji sidomos gjatë natës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore