Përballje

Gareth Bale me super “Hattrick”


Bale në golin kundër Sheffield UTD

Hat-trick-u i Gareth Bale i dha Tottenham një fitore të rëndësishme ndaj Sheffield United të cilët po bien nga Premierliga.

Bale shënoi vetëm “hattrickun” e tij të dytë në Premier League ku dha një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.

Heung Min Son e përfundoi paraqitjen dominuese të Spurs ku shënoi golin e katërt për rezultatin final 4:0.

Bale tha se ai ishte ndjerë mirë nga fillimi i ndeshjës.

“Duhet të shfrytëzojmë shanset tona kur të vijnë,” tha ai. “Thjesht më duhej të luaja në ndeshje dhe po e bëj tani. Jam i lumtur dhe kur jam i lumtur luaj mirë.”

Gareth Bale

Trajneri i përkohshëm i Spurs, Ryan Mason tha se Bale është lojtar i klasit botëror dhe to tregojë shumë në vitet në vijim,

“Unë thashë që gjatë gjithë kohës Bale nuk e ka humbur dhe nuk do ta humbasë atë aftësi për të prodhuar momente shkëlqimi. Ai është një lojtar i klasit botëror.

Trajneri i përkohshëm i Spurs, Ryan Mason

Rezultati përballë Sheffield United e lë Tottenhamin pesë pikë larg vendit të katërt me vetëm katër ndeshje të mbetura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore