Përballje

Gareth Bale, ai i ditëve të arta, Tottenham shkatërron Burnley-n


Pas fitores së hershme të Arsenal përballë Leicester City-t, Tottenham priti Burnley-n në “Tottenham Stadium” në tentativë që të parakaloj përsëri rivalët e urryer.

Skuadra e Mournho-s jo vetëm që fitoi, por edhe bindi.

Ishte Gareth Bale, figura kryesore e gjelave në këtë ndeshje, me dy gola dhe një asist.

Tottenham shënoi dy herë në qerekun e parë të ndeshjes, me Bale në minutën e dytë dhe Kane në të 15-ën.

Para mbylljes së pjesës së parë, gjelat gjetën golin e tretë me anë të brazilianit Lucas Moura.

Pjesa dytë nisi edhe me një gol tjetër të hershëm, ku dhjetë minuta pas fillimit, në skenë u ngjit përsëri uellsiani Gareth Bale.

Bale ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste në tre ndeshjet e fundit për Tottenham, duke u kthyer ngadalë në formën e tij të mëparshme.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Tottenham që triumfoi me rezultat 4-0.

Me këtë fitore, skuadra e Mourinho-s ngjitet në vendin e tetë me 39 pikë, aq sa ka Aston Villa, dhe vetëm një më pak se Liverpool dhe Everton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore