Bota

Gardat Revolucionare të Iranit fillojnë stërvitjet afër kufirit të Irakut

Komandanti i Forcës Tokësore tё Trupave tё Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaroi startimin e stërvitjeve tё forcave tokësore në jugperëndim të vendit pranë kufirit me Irakun.

Dronët, helikopterët dhe artileria do tё pёrdoren nё stёrvitjen e quajtur Profeti i Madh 16, sipas Press TV.

Nuk ёshtё bёrё ende e ditur kohёzgjatja e kёsaj stёrvitjeje.

Irani ka rritur stërvitjet e tij ushtarake në javët e fundit pёr shkak tё tensioneve të ndërtuara gjatë ditëve të fundit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Teherani po përpiqet gjithashtu të bëjë presion mbi administratën e re të presidentit Joe Biden, për të hyrë përsëri në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore.

Sipas mediave shtetёrore, në janar, IRGC zhvilloi stërvitje në të cilat raketat balistike shënjestruan shënjestra të simuluara në shkretëtirën qendrore të vendit dhe Oqeanin Indian.

Javën e kaluar, iraniani zhvilloi stërvitje raketash me rreze të shkurtër në Gjirin e Omanit pas një parade detare të IRGC në Gjirin Persik.

Irani rrit stërvitjet ushtarake

Trump tërhoqi SHBA-nё nga pakti bërthamor në vitin 2018 dhe vendosi përsëri sanksione shkatërruese ndaj Teheranit.

Në përgjigje të lëvizjeve të SHBA, Teherani gradualisht ka shkelur pjesë të paktit duke thënë se nuk është më pjesё e tij.

Administrata e Biden-it ka shprehur gatishmërinë për tё vendosur marrëveshje me Iranin dhe pastaj të punojë me aleatët dhe partnerët e SHBA-së në një marrëveshje “më të gjatë dhe më të fortë”, duke përfshirë çështje të tjera të tilla si programi i raketave të Iranit.

Zyrtarët iranianë këmbëngulin se SHBA duhet të bëjnë lëvizjen e parë duke u kthyer në marrëveshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore