Shqipëria

Garancia sovrane shtyhet deri më 30 Qershor


Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka vendosur të shtyjë afatin për garancinë sovrane deri më 30 qershor të vitit 2021, duke i dhënë mundësinë për përfitim të gjitha bizneseve që u goditën nga pandemia e Covid-19.

MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), me qëllim zgjatjen e afatit të kësaj skeme kredidhënieje, në kushtet kur ka ende subjekte të interesuara për të përfituar.

Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia.

Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020-të, sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese. Ata kanë qenë kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit dhe kanë marrë kredi në total rreth 8.95 miliardë lekë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore