Sport

Gara e Spanjës në Formula 1 deri në vitin 2026


Është nënshkruar sot rinovimi i kontratës mes Çmimit të Madh të Spanjës dhe Formula 1.

Pista e Katalunisë do të organizojë gara të Formula 1 të paktën deri në vitin 2026.

Arritja e marrëveshjes u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale të F1.

Si pjesë e marrëveshjes, janë përmirsimet në pistë dhe në ambientet e saj.

Për herë të parë, kjo pistë është përdorur nga Formula 1 më 1991.

Gara e vitit 2022 do të mbahet më 22 maj, me një pistë të ndryshuar në pistë më moderne.

“Jemi shumë të kënaqur të zyrtarizojmë se kemi arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Pistën e Katalunisë”, u shpreh Stefano Domenicalli, presidenti i Formula 1.

Stefano Domenicali, president i F1

“Dua t’i falenderojë autoritetet për entuaziasmin e tyre dhe vendosshmërinë që pistën ta mbajnë në F1”, tha ai.

“Me përmirsimet që do të bëhen në pistë dhe në ambiente të pistës, jemi të lumtur që bashkëpunimi dhe historia jonë së bashku do vazhdojë”.

“Skuadrat dhe pilotët mezi e presin vizitën në Barcelonë dhe tifozët spanjollë do vazhdojnë t’i shohin nga afër heronjtë e tyre, Fernando Alonso dhe Carlos Sainz”, mbylli Domenicalli.

Më herët këtë sezon, garën e Katalunisë e kishte fituar Hamilton, me Verstappen që kishte përfunduar në vendin e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore