Përballje

Gara dramatike për “Play in”


Gara për tu futur ne “play-in” në NBA është dramatike këtë sezon ku tre ekipe po luftojnë të futen në vendin e 10-të, me mundësinë për tu futur në “play-off”.

“Play-in” është gara mes pozitave shtatë deri në 10-të, për të vendosur se cilat ekipe futen në play-off, për t’u përballur me ekipin që ndodhet në pozitën e parë.

Në “play-in” përballen pozita e shtatë me të tetën, ku vendoset garuesi i parë për play-off, pastaj luajnë pozita e nëntë dhe e 10-të, dhe fituesi do përballet me humbësin e ndeshjes mes pozitës shtatë dhe tetë.

Tabela momentale për Playoff dhe Play in

Gara është shumë e ngushtë mes Golden State Warriors dhe New Orleans Pelicans për pozitën e 10-të, ku Pelicans janë tre ndeshje larg pozitës së 10-të.

Pelicans në nëntë ndeshjet e fundit do të përballet me Minnesota Timberwolves, Philadelphia 76es, Charlotte Hornets, Memphis Grizzlies, Dallas Mavericks, Los Angeles Lakers dhe tre herë me Golden State Warriors ku mund të ndryshojë gjithçka për pozitën e 10-të.

Nëntë ndeshjet e fundit të New Orleans Pelicans

Ndërsa Golden State Warriors do ta kenë më të vështirë, pasi ata përballen me Houston Rockets, Oklahoma City Thunder, Utah Jazz, Phoenix Suns, Memphis Grizzlies dhe tre herë me New Orleans Pelicans.

Nëntë ndeshjet e fundit të Golden State Warriors

Pas një seri fitoresh Golden State Warriors kanë humbur dy ndeshjet e fundit ku në ndeshjen e radhës do të përballet me Houston Rockets.

Ndërsa New Orleans Pelicans do të luaj po të njejtën ditë përballë Minesota Timberwolves.

Renditja tabelare momentale në NBA

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore