Kosova

GAP: Qeveria të ndihmojë sektorët më të dëmtuar


Instituti GAP në Kosovë ka publikuar, të martën me 29 dhjetor, raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimëkëmbjen ekonomike.

Në ketë raport GAP tregon sesi pandemia COVID-19 ka goditur industritë e ekonomisë në Kosovë.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit bizneseve dhe lëvizjes së qytetarëve për të parandaluar përhapjen e virusit kanë qenë të ndryshme për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë nga njëri sektor në tjetrin.

“Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti dhe magazinimi (43%) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%). Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit”, thuhet në raport.

Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj biznesve, instituti GAP ka rekomanduar  që Qeveria në planin e masave vijuese duhet të targetojnë industritë që kanë rënie më të lartë dhe të mundësojne një shpërndarje të fondeve proporcionale me dëmin që kanë pësuar industritë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore