Sport

Galliani gati të sjell një tjetër emër të madh me Monza


Adriano Galliani drejtuesi i klubit të Monza-s po kërkon një tjetër emër të madh në ekip. Bëhet fjalë për Franck Ribery-n. Lojtarit i skadon kontrata me Fiorentina-n në verë.

37-vjeçari në sezonin aktual ka 18 paraqitje me Fiorentina-n, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asiste.

Tek Monza aktualisht luajnë Mario Balotelli, Kevin-Prince Boateng-u dhe Gabriel Paletta, të tre ish-lojtarë të Milan-it të kohës së Galliani-t dhe Silvio Berlusconi-t. Me këta të fundit, që pas largimit nga Milan-i, morën klubin e Monza-s në Serinë C, me synimin për ta dërguar në Serinë A.

Monza momentalisht renditet e dyta në Serinë B pas 20 javësh. 35 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Empoli i vendit të parë dhe me pikë të barabarta me Chievo-n dhe Salernitana-n, e vendit të tretë dhe të katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore