Sport

Gallardo, opsioni i parë i Barcelonës për të zëvendësuar Koeman-in


Marcelo Gallardo thuhet se është kontaktuar nga Barcelona për zëvendësimin e Ronald Koeman si trajner kryesor.

Trajneri i River Plate shihet si një nga opsionet për të zëvendësuar holandezin, së bashku me Andrea Pirlo, Roberto Martinez dhe Xavi Hernandez.

Thuhet se Gallardo tashmë ka refuzuar ofertën e Barcelonës pasi ai nuk është i gatshëm të përfundojë kontratën e tij me klubin argjentinas.

Marrëveshja e Gallardo me River zgjat deri më 31 dhjetor 2021, dhe trajneri 45-vjeçar do të konsideronte një lëvizje të mundshme në Barcelonë në janar.

Ndërkohë, Xavi është gjithashtu nën kontratë me Al Sadd, por ai mund të përfundojë marrëveshjen e tij nëse Barcelona e kërkon spanjollin.

Ish–mesfushori i Barcelonës ka shumë admirues në dhomën e zhveshjes, por jo aq shumë në bordin e klubit.

Në anën tjetër Martinez do të jetë në krye të Belgjikës gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Barcelonën derisa të përfundojnë ndeshjet ndërkombëtare.

Pirlo është po ashtu në dispozicion tani pasi Juventusi vendosi të ndahet me trajnerin italian, pasi ai nuk pati suksesin e kërkuar në Ligën e Kampionëve dhe Serie A.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore