Kultura

Galeria kombëtare e artit blen 40 punime nga “Souls Grown Deep”


Organizata “Souls Grown Deep” në Atlanta i ka shitur Galerisë Kombëtare të Arteve 40 punime , në Washington DC. Galeria ka blerë vepra nga 21 artistë, duke përfshirë nëntë pjesë nga Gee’s Bend, tre skulptura nga Lonnie Holley, dhe shtatë pjesë nga Thornton Dial.

Ane dhe Robert Levine i kanë dhuruar muzeut të artit në Atlanta një koleksion prej 114 skulpturash prej druri nga artistë auto didaktë. Përfshirë në dhuratë janë një bust i praruar i Abraham Lincoln-it, dhe një dioramë e kabinetit të Franklin Delano Roosevelt. Punimet e koleksionit shtrihen në katër shekuj.

Katie Jentleson, kuratore e muzeut, tha “koleksioni është tepër i rëndësishëm për ne, sepse plotëson këtë lloj boshllëku që kishim për artin historik popullor”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore