Art&dizajn

Galeri arti në papafingo


Jonathan Tuckey Design, studio arkitekture, ka shndërruar një papafingo të ndodhur në në Paddington të Londrës në një galeri arti për ish banorët e saj.

Ish shtëpia e artistëve, e quajtur Padington Pantheon, u kthye në galeri për të shfaqur punët e banorëve të saj.

“Konceptuar, përcaktuar dhe zhvilluar brenda mureve të saj, veprat e tyre artistike ishin një produkt i hapësirave të shkallës së brendshme”, thotë themeluesi i studios duke shtuar se “në një mënyrë të bukur e të natyrshme, veprat i përshtateshin shkallës së shtëpisë”.

Pjesa e pasme e shtëpisë u shndërrua nga Janathan Tuckey Dedign në hapësirën kryesore të galerisë. Ndërsa për të lejuar dritët të hyj në të dy katet, ata projektuan një dritë të madhe në çati të ndërtuar nga një hapje këndore që shtrihet lart galerisë.

“Një bazë programatike e dizajnit erdhi nga Pinacotheca, zona greko-romake e shtëpisë, e cila veproi si një galeri fotografish”, ka thënë Tuckey./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore