Bota

G7/ Johnson: MB dhe SHBA nё harmoni tё plotё mbi Irlandёn e Veriut


“Ekziston një “harmoni e plotë” mbi nevojën për të zgjidhur problemet tregtare në Irlandën e Veriut”, ka thënë Boris Johnson, pas takimit të tij të parë ballë për ballë me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Të dy udhëheqësit u takuan në Cornwall në prag të samitit të G7-ёs.

Johnson tha se të gjithë, SHBA-tё, MB-ja dhe BE-ja donin të mbronin Marrëveshjen e së Premtes së Mirë.

Biden paralajmëroi se mosmarrëveshja MB-BE mbi kontrollet kufitare nuk duhet të “rrezikojë” procesin e paqes.

Gjatë takimit të tyre, të dy burrat krijuan një task forcë për të rivendosur udhëtimet përtej Atlantikut. SHBA-tё ndaluan shumicën e britanikëve që të hynin në fillim të pandemisë.

U dakordёsua gjithashtu për një marrëveshje, të etiketuar “Karta e Atlantikut”, e cila angazhon të dy vendet të punojnë së bashku në sfidat globale.

Takimi i nivelit të lartë të G7-ёs fillon të premten. Do të jetë hera e parë që udhëheqësit botërorë mblidhen personalisht që nga pandemia e coronavirusit.

Vaksinat anti-Covid dhe ndryshimi i klimës janë në axhendë.

Gjithashtu mosmarrëveshja e vazhdueshme midis MB-sё dhe BE-sё rreth kontrolleve rregullatore pas Brexit, për mallrat që shkojnë në Irlandën e Veriut nga MB-ja, duket se do të shfaqet sё tepёrmi në diskutimet diplomatike në ditët në vijim.

Cila është mosmarrëveshja UK-BE Irlanda Veriore?

Irlandës së Veriut iu dha statusi i veçantë si rezultat i zgjidhjes së “divorcit” të Brexit 2019 midis MB dhe BE.

Ndërsa Anglia, Skocia dhe Uellsi nuk ndjekin më rregullat e BE-së, Irlanda e Veriut ende i ndjek, sepse ajo ka një kufi tokësor me Republikën e Irlandës, një anëtare e BE-së.

Në mënyrë që të shmanget një kufi fizik midis dy vendeve, pёr tё mbrojtur procesin e paqes – u ra dakord që kontrollet doganore të kryhen në mallrat që hynin në Irlandën e Veriut nga MB-ja.

Por sindikalistët thonë se kjo në të vërtetë ka vendosur një kufi poshtë Detit Irlandez dhe biznesen thonё se zinxhirët e furnizimit kanë qenë të ndërlikuara apo dhe janё ndërprerë.

Drejtuesit e biznesit dhe politikave në Irlandën e Veriut kanë paralajmëruar se mosmarrëveshja tregtare po shkakton zemërim politik dhe paqëndrueshmëri.

Bisedimet të mërkurën midis ministrit të Brexit Lord Frost dhe Maros Sefcovic të Komisionit Evropian në përpjekje për të zgjidhur bllokimin përfunduan pa ndonjë përparim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore