Financa

G20 hapa drejt arritjes së shkallës minimale globale të taksave


Kryekonomistja dhe Drejtoresha e Departamentit të Kërkimeve në FMN, Gita Gopinath duke folur gjatë një konference shtypi në Bankën Botërore, 9 prill 2019

Ministrat e financave të forumit për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar(G20) po eksplorojnë pёr një taksë minimale globale mbi fitimet e korporatave, në mes të konsensusit ndërkombëtar për trajtimin e ekonomisё pas pandemisë.

Takimet virtuale midis grupit të 20 kombeve të mëdha industriale vijnë pasi SHBA kërkoi një normë bazë ndërkombëtare këtë javë.

Kjo pas lëvizjes nё administratёn e Biden për t’i dhënë fund rezistencës ndaj reformave ndërkombëtare të taksave.

Sipas Reuters, Franca dhe Gjermania kanë sinjalizuar mbështetje për qasjen e SHBA-së, e cila mund të kalojë pas disa vitesh grindje politike rrugën për një marrëveshje mbi ndryshimet globale të taksave këtë verë.

“Unë besoj, se me këtë nismë të taksimit të korporatave do të arrijmë t’i japim fund garës sё taksimit në të gjithë botën”, tha Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz.

Homologu i tij francez, Bruno Le Maire, i cili ёshtё konfliktuar me Washington-in për taksimin ndërkombëtar ndërsa Donald Trump ishte president, tha se e mirëpriti ndryshimin.

“Një marrëveshje globale mbi taksimin ndërkombëtar është tani e arritshme. Ne duhet t’a shfrytëzojmë këtë mundësi historike”, u shpreh Le Maire.

Lëvizjet për të ndryshuar sistemin global të taksave vijnё gjatё zhvendosjes së fitimit nga ndërmarrjet shumëkombëshe dhe firmat e mëdha të teknologjisë në internet.

Takimi i G20, i ndjekur nga Rishi Sunak, kancelari i MB është pjesë e bisedimeve në periferi të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) dhe takimeve pranverore të Bankës Botërore.

Samiti gjithashtu pritet të miratojë një rritje prej 650 miliardё dollarësh në rezervat e emergjencës së FMN për të ndihmuar vendet në zhvillim nga pasojat e Covid-19.

Në të gjithë botën shtetet po punojnë drejt arritjes së një marrëveshje mbi reformën e taksave të korporatave përmes Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në një përpjekje për të rregulluar fitimin duke u pёrpiluar juridiksione me taksa të ulëta, të drejtat e taksimit mund tё zhvillohen nё mёnyrё tё tillё qё një pjese e fitimeve të jepen bazuar në vendin ku banojnë klientët e saj, pavarësisht nga prania fizike e kompanisë në atë vend.

Të irrituar nga mungesa e progresit pas viteve të negociatave, disa vende, përfshirë MB dhe Francёn, kanë filluar taksat e njëanshme të shërbimeve digjitale.

Shtylla e dytë përqendrohet në krijimin e një shkalle minimale globale të taksave, një zonë në të cilën përparimi global ka ngecur në mënyrë tipike, sepse shumë vende, përfshirë Irlandën dhe Hollandën, përdorin nivele më të ulëta të taksave për të tërhequr investime ndërkombëtare.

Irlanda ka një normë të taksës së korporatave prej 12.5%, e cila është ndër më të ulёtat në botë. Disa territore tё MB dhe varësitë e saj, kanë norma të ulëta ose zero të taksave të korporatave përfshirë Ishujt Kajman dhe Guernsey.

Plani i Yellen parashikon një normë minimale prej 21% të taksës së korporatave. Shoqëruar kjo me eliminimin e përjashtimeve nga të ardhurat vendet që nuk miratojnë një taksë minimale, për të dekurajuar zhvendosjen e vendeve të punës dhe fitimeve jashtë shtetit.

“Thirrja nga Presidenti Biden për t’i dhënë fund garës së normave të taksave të korporatave është një goditje e fuqishme për kompanitë e mëdha që aktualisht arrijnë të ulin faturat e tyre të taksave”, u shpreh Robert Palmer, drejtori ekzekutiv i Drejtësisë së Taksave në MB.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore