Futboll

Fyrje raciste: Valencia bojkoton lojën


Ndeshja e ditës së diel (4 mars) të La Liga-s spanjolle mes Cadiz dhe Valencia-s, e cila përfundoi në favor të Cadiz me rezultatin 2 – 1, ishte dhe djepi i komenteve raciste që shpikën revoltën e Valencia-s për të dal jashtë fushe.

Gjithëçka nisi brenda pjesës së parë të kohës së rregullt, nga një përplasje midis mbrojtësit të Valencia-s, Mouctar Diakhaby me lojtarin e Cadiz-it Juan Cala. Diakhaby shpërtheu në një revoltë të inatosur pasi ndërhyu dhe arbitri.

Pak çaste më vonë, revoltës së 24-vjeçarit francez Diakhaby, iu bashkua i gjithë ekipi. Klubi u shpreh më vonë se Diakhaby-t iu përcollën ofeza raciste.

Më vonë, Diakhaby i kërkoi shokëve të skuadrës t’i rikthehen lojës dhe ashtu ndodhi. Loja vazhdoi normalisht por pa Diakhaby-n, i cili u zëvendësua.

Jose Gaya, një tjetër mbrojtës i Valencia-s, tha se po të mos futeshin përsëri në fushë, rrezikonin të skualifikoheshin nga ndeshja e të humbisnin mundësinë për të fituar tre pikët e kampionatit, ashtu edhe t’u hiqeshin tre pikë për sjellje jo korrekte.

“Diakhaby na tha se e shanë nga raca dhe ne të gjithë e ndoqëm jashtë fushe”, i tha Gaya Movistar-it.

“Na thanë të vazhdojmë të luajmë ose përndryshe do të na zbriteshin tre pikë dhe kush e di si do të shkonte puna më tej. Ishte Diakhaby ai që na kërkoi të fillonim lojën dhe ashtu bëmë. Diakhaby? Ishte në gjendje aspak të mirë mendore dhe natyrisht që nuk vazhdoi të luante”, u shpreh Gaya.

Gaya dëshmoi se e dëgjoi komentin ofendues me tone raciste të Calas-s drejtuar Diakhaby-t.

“Ishte një ofendim tepër i shëmtuar dhe nuk kam ndërmend ta përsëris. Nuk ishim në gjendje të komunikonin me Cala-n, sepse ishte lojtari i fundit që u largua nga fusha. Jam i sigurt se diçka tha. Lojë e çuditshme”, sqaroi Gaya.

Cala nuk ishte cituar në deklaratën e klubit të Valencia-s. Nga ana tjetër, Presidenti i klubit të Cadiz, Alvaro Cervera, tha se “mbrojtëi (Cala) pretendon se nuk e ka sharë Diakhaby-n dhe ngul këmbë për këtë fakt”.

“Cala dëshmon se në asnjë moment të ndeshjes nuk e ka sharë Diakhaby-n”, shkruan Cervera në ëebfaqjen zyrtare të klubit.

“Është hera e parë për ne që përballemi me diçka të tillë dhe e gjithë kjo situatë, përveçse na befasoi, edhe na turbulloi” – vazhdon Cervera por, njëlloj si ekipi i Valencia-s, edhe ai i bashkohet koreve anti-raciste; në sport, në punë dhe kudo në botë – “Jemi besnik, të ndershëm dhe nuk kemi përse të veprojmë ashtu. Ne gjithmonë e kemi dënuar racizmin dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, përfundoi Cervera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore