Lajme

Fyerje dhe akuza të rënda mes politikanëve amerikanë – Anthony Fauci e quan “të marrë” Roger Marshall-in


Anthony Fauci - Këshilltar për pandeminë i Joe Biden dhe Roger Marshall - Senator amerikan

Këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden për pandeminë, Anthony Fauci, ka tërhequr vëmendjen për komentet e marra pas një shkëmbimi deklaratash me senatorin, Roger Marshall, një nga shumë republikanë që kanë sulmuar personalisht kundër tij.

Fauci e ka quajtur  Marshallin “të marrë”, pasi republikani i Kansasit kërkoi që Fauci të zbulonte më shumë informacion rreth financave të tij.

Ai shtoi se zbulimet e tij financiare janë tashmë të disponueshme për publikun dhe mund të aksesohen përmes kërkesave të Ligjit për Lirinë e Informacionit.

Këshilltari i Biden është dëgjuar të thotë – “Çfarë budallai — Jezu Krisht”, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shëndetit, Arsimit, Punës dhe Pensioneve të Senatit mbi përgjigjen federale ndaj variantit Omicron të COVID -19.

Anthony Fauci – – Këshilltar për pandeminë i Joe Biden

Anthony, u përlesh gjithashtu me senatorin, Rand Paul, duke akuzuar republikanin e Kentakit për shtrembërimin e misionit të tij dhe nxitjen e kërcënimeve me vdekje kundër tij dhe familjes së tij.

“Kjo i ndez të çmendurit atje dhe unë kam kërcënime për jetën time, ngacmime të familjes dhe fëmijëve të mi me telefonata të turpshme sepse njerëzit gënjejnë për mua”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Marshall kërkoi në mënyrë të përsëritur që Fauci të dorëzonte një formular të zbulimit financiar në Kongres, duke cituar një histori të Forbes, ku u tha se paga e Anthony kalon shifrën prej 434 mijë dollarësh amerikanë.

Roger Marshall – Senator amerikan.

“Unë nuk e kuptoj pse po ma bëni këtë pyetje. Zbulimi im financiar është i njohur publikisht dhe ka qenë i tillë për 37 vitet e fundit apo më shumë”, u përgjigj Fauci.

“Gjithçka që ju duhet të bëni, kërkoni – ju jeni kaq të keqinformuar sa është e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Historitë e publikuara në tabloidet amerikane të financave të Fauci-t kanë nxitur disa nga sharjet më të mëdha në ngjarjet e fundit të ish-presidentit Donald Trump, së bashku me referencat ndaj Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Fauci është bërë një figurë polarizuese edhe pse ai u emërua në postin e tij si shef i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive gjatë administratës së republikanit, Ronald Reagan dhe tani ka punuar për katër presidentë republikanë dhe katër demokratë.

Vetëm 19 përqind e republikanëve në një sondazh të Gallup nga data 1 deri në 16 dhjetor, miratuan punën që po bënte Fauci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore