Sport

Futbollistit të Chelsea-t i vidhen medaljet nga shtëpia (VIDEO)


Futbollisti i Chelsea-t, Reece James ka publikuar një video në llogarinë e tij në rrjetet sociale, teksa shihej se disa njerëz ishin duke i vjedhur kasafortën në shtëpinë e tij.

Derisa James ishte larg shtëpisë së tij me ekipin e Chelsea-t, ku zhvilloi ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit-it, shtëpia e tij ishte vjedhur në mbrëmjen e 14 shtatorit.

21-vjeçari anglez ka kërkuar ndihmë nga komuniteti i futbollit në identifikimin e individëve të përfshirë në vjedhjen e kasafortës, e cila përmbante medaljet e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës dhe Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku Anglia e zuri vendin e dytë.

“Në mbrëmjen e 14 shtatorit, derisa po luaja një ndeshje në Ligën e kampionëve, një grup grabitësish frikacakë hynë në shtëpinë time”, shkruan James në instagram.

“Ata morën kastafortën që përmbante medaljet e mia të fituara me Chelsea-n dhe Anglinë”, shtoi ai.

“Ju bëjë thirrje të gjithë tifozëve të mi, të më ndihmojnë në identifikimin e këtyre individëve, të cilët kurrë nuk do të jenë në gjendje të fshehën, pasi dëshmitë po rriten kundër tyre” tha mes tjerash futbollisti anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore