Sport

Futbollisti i Wolves transferohet te Nottingham Forest për 42.5 milionë funte


Klubet angleze janë ato që shpenzojnë shuma të “çmendura” parash për transferimin e futbollistëve.

E fundit që ka bërë një të tillë, është skuadra e famshme angleze që numëron dy Liga të Kampionëve të fituara, Nottingham Forest, të cilët më në fund ia kanë arritur qëllimit të tyre.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Nottingham ka arritur marrëveshje me Wolverhampton-in për transferimin e futbollistit të tyre, Morgan Gibbs-White.

Ky i fundit do t’i kushtojë plotë 42.5 milionë funte Nottingham-it, i cili pritet që gjatë ditës së premte të udhëtojë për testet mjekësore.

22-vjeçari ishte ndjekur gjatë tërë verës nga skuadra e posa ngjitur në Premier Leauge pas 23 vjetësh, derisa Wolves kishte refuzuar tri oferta të mëhershme të tyre.

Por, kjo e fundit u pranua nga “Ujqërit”, të cilët do t’i arkëtojnë fillimisht 27 milionë funte, pastaj pjesa e tjetër do të paguhet në bazë të paraqitjeve të futbollistit anglez.

Gibbs-White në sezonin e fundit luajti në Championship (kategoria e dytë e futbollit në Angli) i huazuar te skuadra e Sheffield United.

Mesfushori ofensivë pati paraqitje shumë të mirë, i cili shënoi 13 gola dhe dhuroi 10 asistime në 40 ndeshje me fanellën e Sheffield United.

Ai gjithashtu numëron edhe shtatë ndeshje zyrtare me 21-vjeçarët e Anglisë, ku ka shënuar edhe një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore