Sport

Futbollistët më të ndjekur në mediat sociale


Mediat sociale janë bërë tashmë pjesë e pandashme e jetës së njerëzve dhe janë pikërisht ato që ofrojnë informacionet dhe lajmet e nevojshme ditore, për këdo. Këto media janë bërë dhe një pjesë e rëndësishme për të zhvilluar marketingun, e sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët, imazhi i cilëve vlen shumë në marketing.

Popullariteti i mediave sociale, personale, që futbollistët kanë, është një nga mënyrat më të mira për të vërtetuar ndjeshmërin e poblikut ndaj këtyre personazheve dhe sigurisht që edhe të ardhurat nga këto media janë shumë të larta.

Në krye të listës qëndron Cristiano Ronaldo, me 465 milionë ndjekës në total, 124 milionë në facebook, 90 milionë në twitter dhe 251 milionë në instagram.

Pas tij renditet, Lionel Messi, me 265 milionë ndjekës në total, 90 milionë në facebook dhe 175 milionë në instagram.

I treti në list qëndron Neymar-i, me 254 milionë ndjekës, 59 milionë në facebook, 51 milionë në twitter dhe 144 milionë në instagram.

Në vend të katërt është James Rodriguez-i, me 96 milionë ndjekësa, prej të cilëve 31 milionë në facebook, 19 milionë në twitter dhe 46 milionë në instagram.

Në vendin e pestë renditet, Gareth Bale-i, me 88 milionë ndjekës, 27 milionë në facebook, 18 milionë në twitter dhe 43 milionë në instagram.

Në vendin e gjashtë është kapiteni i Real Madrid-it, Sergio Ramos-i, me 83 milionë ndjekës, 23 milionë në facebook, 18 milionë në twitter dhe 42 milionë në instagram.

I shtati në list është Zlatan Ibrahimoviç-i, me 79 milionë ndjekës, 26 milionë në facebook, shtatë milionë në twitter dhe 46 milionë në instagram.

I teti është Mesut Ozil, turko-gjermani ka 78 milionë ndjekësa, prej të cilëve 31 milionë në facebook, 25 milionë në twitter dhe 22 milionë në instagram.

Marcelo i Real Madrid-it renditet i nënti, me 77 milionë ndjekësa, prej të cilëve 19 milionë në facebook, 12 milionë në twitter dhe 46 milionë në instagram.

Luis Suarez, plotëson “Top 10-en” me 73 milionë ndjekësa, 18 milionë në facebook, 16 milionë në twitter dhe 39 milionë në instagram.

Kryesuesi i kësaj liste është dhe personi që përfiton më shumë nga reklamat që bënë në këto media sociale. Për një vit Ronaldo përfiton diçka më shumë se 40 milionë euro, nga ky marketing, ku një postim në këto media, kap vlerën midis 800 mijë dhe një million eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore