Sport

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës nisen për në Spanjë


Kombëtarja e Kosovës sot është nisur drejt Spanjës me të cilën do të ballafaqohet të mërkurën në ndeshjen e dytë të vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot pasdite për në Sevilla, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022 kundër Spanjës” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pas humbjes 3:0 nga Suedia, tani Dardanët do t’i pretë një ndeshje e vështirë kundër Spanjës.

Ndeshja në mes të Spanjës dhe Kosovës do të luhet në Sevillë derisa ka pasur shumë thashetheme në lidhje me mënyrën se si Federata Spanjolle do ta konsideroj Kosovën.

Spanja gjendet në pozitën e dytë në tabelën e grupit B, ku pas dy ndeshjeve ka katër pikë, dy më pak se Suedia e vendit të parë.

Ndërsa kujtojmë, që spanjollët kanë barazuar me Greqinë në ndeshjen e parë, kurse me Gjeorgjinë shënuan fitore të vështirë, ku vetëm në minutat e fundit të lojës shtesë arritën fitore.

Ndërsa Kosova ka luajtur vetëm një ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, atë kundër Suedisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore