Sport

Futbolli shqiptar gjithnjë e më shumë nën vëmendje, tre gjyqtare marrin stemën e FIFA-s


Pasi Enea Jorgji u bë gjyqtari i parë i futbollit në Shqipëri që u bë pjesë e kategorisë së parë të arbitrimit në UEFA, një tjetër lajm i mirë ka ardhur këtë të mërkurë të 5 janarit.

Mirela Çemeri, arbitre e kolegjiumit të Durrësit do të ketë mundësinë të arbitrojë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Por Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, u shpërblyen duke u pajisur gjithashtu.

Ky nuk është suksesi i parë i arbitreve shqiptare në këtë drejtim. Më herët stemën e FIFA-s e kanë marrë, Emanuela Rusta si arbitre kryesore, si dhe Erinda Kume dhe Koleta Prenga si asistente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore