Stil

Fustani që shërben edhe si maskë


Meqenëse maskat e fytyrës u bënë të detyrueshme për shumicën e aktiviteteve të përditshme si hyrja në dyqane, përdorimi i transportit publik, frekuentimi i ambienteve të mbyllura etj, gjithmonë sigurohemi të kemi një të tillë para se të dalim jashtë.

Industria e modës, ka prodhuar një fustan shumë efektiv që i mbulon të dyja.

Ky fustan me një maskë të bashkëngjitur në pjesën e fytyrës, duket se është e ardhmja e modës gjatë pandemisë.

Në dukje ky është një fustan i zi mjaft i thjeshtë, por ju siguron që do ta keni gjithmonë maskën tuaj me vete. Fustanin mund ta gjeni te Pretty Little Thing për 21 euro, dhe është një zgjidhje interesante dhe shumë ‘fashion’.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore