Lajme

Fushata zgjedhore përcillet me shkelje të mëdha të masave anti-COVID’19


Ilutrim

Në ora 24:00 të premten e 12 nëntorit përmbyllet fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Subjektet politike me anë të tubimeve masive të simpatizantëve të tyre, në kundërshtim me masat antiCOVID-19 kanë dhënë përpjekjet e tyre të fundit për të bindur votuesit se për kë të votojnë të dielën e 14 nëntorit.

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me organizimit masive që kanë bërë subjektet politike ka shqiptuar edhe gjoba.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka thënë se inspektorati ka shqiptuar një numër të konsiderueshëm të gjobave për subjektet politike.

“Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në terren duke inspektuar secilin veprim që bie ndesh me vendimin për masat anti-COVID në këtë rast kemi inspektuar edhe mbajtjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale dhe vetëm kësaj jave kemi pasur 126 gjoba të shqiptuara për personat juridikë, disa prej tyre që janë gjobitur janë partitë politike dhe personat përgjegjës që kanë bërë organizimin”, ka thënë ai.

Fushatës zgjedhore prej 5 ditësh për zgjedhjet lokale të raundit të dytë i kanë parapri edhe “para-fushata” e cila ka vazhduar qysh menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve të cilat u mbajtën me 17 tetor.

Për dallim nga fushata njëmujore, subjektet politike kësaj radhe kanë mbajtur tubime të hapura me prani të madhe njerëzish por në kundërshtim me masat antiCOVID-19.

Një ndër shkelëset më të mëdhenj të masave gjatë këtyre ditëve të fushatës ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëheq me Qeverinë ku për synim dhe për plan-program qeverisës ka luftimin e pandemisë. Madje edhe si prioritet numër një të qeverisjes, por del të jetë shkelësi më i madh.

Kandidatët për kryetar komunash nga radhët e LVV-ë, tubimet masive me qytetarë mundoheshin t’i përqendronin kryesisht atëherë kur në to merrte pjesë kryetari i partisë, njëherësh kryeministri, Kurti.

Përmbyllja e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Të tilla tubime porsi LVV-ja ka mbajtur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke shkelur masat kundër pandemisë.

Përmbyllja e fushatës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren.

Mirëpo PDK të premten e 12 nëntorit në mesditë me anë të një njoftimi për anëtarët e saj kërkoi respektimin e Ligjit për Zgjedhjet si dhe masat anti COVID-19.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është njëri ndër shkelësit më të mëdhenj të masave anti Covid-19.

Përmbyllja e fushatës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Koovës (AAK) në aktivitetet e saj përmbyllëse ka pasur tubime masive me qytetarë.

Përmbyllja e fushatës së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë.

Përveç këtyre subjekteve politike me tubime zgjedhore, masat i kanë shkelur edhe partitë dhe kandidatët e tjerë për kryetarë komunash.

Të shtunën e 13 nëntorit nga ora 07:00 e mëngjesit fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat 24 orë, pra deri në ora 19:00 të së dielës zgjedhore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore