Sport

Fury “vizaton” vijën e tij – aty qëndron edhe McGregor


Pasi humbi me nokaut teknik kundër Dustin Poirier, Conor McGregor nuk ngurroi të njohë meritën e kundërshtarit të tij. Por, nuk la pa përmendur faktin se mungesa e gjatë e tij në skenën e Kampionatit Kulmor të Luftimit (Ultimate Fighting Championship/UFC) apo edhe me saktë, në artet marciale mikse, ka luajtur një rol themelor në përformancën e tij jo fort të kënaqshme, për të mos thënë aspak siç ka qenë.

UFC 257: Në të majtë Conor McGregor pas nokautit; Djathtas fituesi, Dustin Poirier

Humbja e irlandezit 32 vjeçar [Conor McGregor], nuk kaloi pa reagime nga sportistë, luftëtarë, eskpertë apo komentatorë e gazetarë të sportit. Ndër to, boksieri kampion bote i peshave të rënda Tyson Fury, i pyetur nga gazetari i sporteve të luftimit Gareth A Davies, tha:

“Me të vërtetë që përdori justifikimin se kish kohë pa u stërvitur dhe kohë jashtë sportit por, mendoj se ka të drejtë.

Conor McGregor luftoi në 2016, më pas pushoi për dy vjet dhe u rikthye në 2018 kundër Khabib-it. Dhe pastaj, një tjetër pushim dy-vjetor, rikthimi kundër Donald Cerrone-s në janar 2020. Vazhdoi më një tjetër vit pushim, dhe ja ku jemi tani në luftën kundër Dustin Poirier.

Pra, mosveprimi e vret macen dhe nuk ka dyshim për këtë. Tranzicioni nga aktiviteti i vazhdueshëm në qëndrimin mbi kolltuk, nuk është i mirë”, u shpreh Fury.

Vetë Fury ka përvojë të bollshme për sa I përket mungesës së aktivitetit në karrierën e tij. Konkretisht, pasi mposhti Wladimir Klitschko-n në 2015-ën, Fury-t i rrëshqiti nga duart jeta. Ai filloi me alkoholin, përdorimin e substancave narkotike ndërkohë që luftonte vazhdimisht me shëndetin mendor.

Dueli Fury – Klitschko

Iu desh një punë gjigande që të ringrihej prap aty ku ishtë (në mos më lart akoma), e të hynte sërish në ringun e boksit. E kështu në 2018-ën, Fury hyn sërish në ring kundër ish-kampionit amerikan të peshave të rnëda, Deontay Wilder, e mposhti dhe fitoi përsëri titullin e kampionit të botës.

Fury – Wilder

Fury shpjegon më tej se ç’ndodh kur pushon për një kohë të gjatë: “Humbet përpikmërinë, aftësinë e përcaktimit të distancës… domëthënë, i humbet të gjitha. Çdo aftësi e humbur, duhet fituar brenda kampeve stërvitore por sigurisht, mundi dyfishohet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore