Sport

Fury fantastik në trajnimin për ndeshjen kundër Anthony Joshua


Tyson Fury po rrit intensitetin e trajnimit të tij përpara një ndeshjeje fantastike për titull kundër rivalit të peshave të rënda Anthony Joshua ku Fury ka shfaqur shpejtësinë e tij befasuese në një seri klipesh.

Kampioni i WBC aktualisht është në Las Vegas dhe po ushtron me trajnerin Jorge Capetillo, i cili ka qenë një pjesë vitale e ekipit të tij për disa nga ndeshjet e fundit dhe ishte një nga meritorët në fitoren e 2019 ndaj Otto Wallin.

Megjithëse ballafaqimi i shumë pritur me Joshua nuk është bërë zyrtare, të gjitha palët kanë besim se do të bihen dakord për një marrëveshje për duelin që po besohet që do mbahet në korrik.

Me potencialisht vetëm tre muaj të mbetur derisa të zhvillohet ndeshja, Fury ka rritur intensitetin e stërvitjes së tij, dhe duket se ka humbur shumë peshë e cila e lejon të jetë më i shpejtë në dyluftim.

Fury postoi një video nga trajnimi me Capetillo në të cilën anglezi tregoi shpejtësinë, shkathtësinë dhe goditjet e tij të fuqishme.

Traineri meksikan gjithashtu postoi video të tjera në faqen e tij në Instagram ku shkruante “Puna nuk ndalet me El Rey [Mbreti].”

Capetillo ndau më shumë klipe duke treguar shpejtësinë e Fury, diçka që ai duhet ta përmirësoje për të shmangur fuqinë e Joshua.

Fury tha gjatë fundjavës se ai ishte i përgatitur të largohej nga marrëveshja për të luftuar Joshuan nëse nuk do të merrte lajme të mira deri të martën, por drejtori i “Matchroom Boxing” Frank Smith sugjeroi që Fury kishte ‘marrë atë që donte’.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë më shumë prej tij që nga e marta”, tha Smith. ‘Siç thashë, unë nuk kam dëgjuar asgjë të keqe prej tij akoma, kështu që, mbase ai mori atë që donte të martën.

“Unë mendoj se Mbretëria e Bashkuar do të ishte e shkëlqyeshme për ndeshjen mes Joshua dhe Fury, por ka ende shumë kufizime. Nëse gjërat nuk ndryshojnë gjatë ditëve të ardhshme, Mbretëria e Bashkuar do të ishte destinacion shumë i vështirë për ndeshjen”.

“Në javët e ardhshme, unë shpresoj se do të jemi në një vend më të mirë për të dalë publikisht. Të dy e duan, kështu që tani është koha e duhur që ata të luftojnë. Unë mendoj se ne jemi ende duke parë korrikun dhe gushtit për datën e ndeshjes”, përfundoi Smith.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore