Familja

Fundjava, si të argëtohemi pa shpenzuar fare


Fundjava erdhi dhe ju nuk keni asnjë plan se si ta kaloni atë? Ndoshta, nuk është akoma momenti për t’u mërzitur pasi ne kemi menduar për ju.

E dini që mund të argëtoheni dhe pa pasur nevojë të dilni jashtë? Disa prej tyre ua sugjerojmë ne.

Gatuani një ëmbëlsirë

Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë që nga karantina, ku të gjithë nuk i lamë gjë mangët gatmin, tani përsëri duhet të gjejmë kohën për të bërë një ëmbëlsirë të mirë. Një tortë me çokollatë apo një tiramisu do ishin ide të mira apo jo?

Lojërat e darkës

Të ngjitur pas telefonit ku luajmë apo bisedojmë, kemi harruar rëndësinë e të mbledhurit pranë njëri-tjetrit. Ju kujtohen mbrëmjet që kalonim dukë u argëtuar, kryesisht kur energjia elektrike mungonte. Kjo është një mënyrë e pagabueshme për të argëtuar familjen ose miqtë këtë fundjavë.

Disa mënyra mund të jenë:

Luaj karaoke. Thjesht vendosni një këngë teksti në kompjuterin tuaj dhe shprehni talentin tuaj.

Gjeni fjalën me atë të veprimeve. Sigurisht që kjo lojë do t’ju gjallërojë dhe madje do t’ju bëjë më kreativ.

Nëse jeni miq, secili prej jush mund t’i tregojë dikujt një fakt të habitshëm dhe të tjerët do të zbulojnë se kush është.

“E vërteta ose guximi” një lojë tjetër për mbrëmje familjare ose shoqërore.

Histori familjare

Prindër, nëse koha juaj është e humbur, filloni t’u tregoni fëmijëve tuaj disa histori interesante familjare. Koha për të gërmuar fotot e vjetra. Nostalgjia nuk është kurrë e mërzitshme, por është një mënyrë e mirë për të kaluar një mbrëmje.

Koha për ushtrime fizike

Nuk shpëtoni dot nga kjo këshillë. Fundjava mund të jetë koha më e mirë për të pasur një aktivitet fizik që nuk mund ta keni gjatë javës. Në YouTube mund të gjeni pafund mënyra për ushtrime në kushte shtëpie.

Më shumë kohë në dush

Qëndrimi i gjatë në dush është mjaft efektiv për largimin e stresit që është akumuluar përgjatë ditës. Në fundjavë keni më shumë kohë të lirë dhe në këtë mënyrë mund të rrini në vaskën tuaj me ujë të ngrohtë për orë të tëra.

Zgjidhni filmin e duhur

Ju këshillojmë që në fundjavë të zgjidhni më tepër filmat komedi. Do ju mbajnë me humor të mirë dhe mund ta nisni javën e ardhshme me më shumë energji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore